Arrestohen personat që hodhën shishe në diskotekë në Ohër - Bota Sot
Arrestohen personat që hodhën shishe në diskotekë në Ohër

Maqedonia

Arrestohen personat që hodhën shishe në diskotekë në Ohër

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Ohër arrestoi katër persona – dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore nga Kumanova, të cilët mbrëmë rreth orës 3:30 në diskotekë në Ohër me elemente të dhunës e kanë prishur rendin publik dhe qetësinë.

Janë arrestuar B.S (21), S.S (20), M.K (20) dhe B.S (27) që në pjesën VIP të diskotekës i kanë spërkat me alkool të ftuarit që kanë qenë prezent, ndërsa për pak kohë njëri ka ata ka nisur të hedhë shishe drejt të pranishmëve.

Edhe përkundër reagimeve të të pranishmëve dhe nga sigurimi i diskotekës, të arrestuarit kanë vazhduar të hedhin shishe. Në një moment fizikisht ka qenë i sulmuar punëtori i sigurimit.

“Me intervenimin e zyrtarëve policor, është ndaluar prishja e rendit dhe qetësisë dhe kundër këtyre personave do të ngitet padi penale”, kumtoi MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat