Maqedonia pa ambasador në 29 shtete të botës

Maqedonia

Maqedonia pa ambasador në 29 shtete të botës

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim: Shkupi

Saktësisht 29 është numri ku Maqedonia nuk ka ambasadorë. Ose më mirë thënë – vetëm në 12 shtete në Evropë dhe dhe nëpër botë. Në mungesë të ambasadorëve, zbatuesit e detyrës e përfaqësojnë Maqedoninë, që nuk është niveli që kryesisht e presin shtetet nikoqire.

Mungesën e ambasadorëve si shefa të konsullatave diplomatike, sipas diplomatit Viktor Gaber në një intervistë të TV21, është arsye e mospërfilljes së interesave të Republikë së Maqedonisë, për shkak se ushtruesit e detyrës nuk mund t’i kryejnë të njëjtat obligime si ambasadorët.

Gaber konsideron se Maqedonia ka kapacitete diplomatike që të dërgojë ambasadorë në vendet ku nuk ka. Por, shton se informatat për pengesat, që ja vendos Kabinetit të Kryetarit të Shtetit Gjorgje Ivanov, i cili, siç thotë, ka refuzuar listën e Qeverisë me propozimet për ambasadorë të ri. Përafërsisht të njëjtin interpretim e kishte edhe analisti Albert Musliu, i cili shton se Ivanovi edhe nga atje udhëheq me politikat e partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së.

Musliu shton se ambasadorët do të mungojnë derisa Ivanovi nuk është në pozitë të Kryetarit të shtetit. Para disa ditës, pas tre seancave të pa suksesshme, në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend, 4 ambasadorë i treguan platformat e tyre diplomatike. Pas mbarimit të procedurës, pritet për disa javë të shkojnë në punë e tyre, në Britani të Madhe, Norvegji, Poloni dhe Mal të Zi.

Maqedonia për momentin nuk ka ambasadorë as në ulësen e OSBE-së në Vjenë, dhe në Kombet e Bashkaura në Zhenevë dhe New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat