OBRM-PDUKM: Me keqpërdorime dhe korrupsion nuk shkohet në Evropë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Me keqpërdorime dhe korrupsion nuk shkohet në Evropë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:02
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate për media ka akuzuar Zoran Zaevin se së koti tenton të shet emrin dhe të fshijë historinë, traditën dhe kulturën, derisa siç thonë, “ai dhe funksionarët e tij me helikopterë shtetëror shkojnë nëpër dreka apo drejtorë me automjete zyrtare policore dërgojnë të shëtisin fëmijët e tyre nëpër plazhet greke”.

Nga kjo parti thonë se me keqpërdorimin e resurseve shtetërore për të kënaqur pasionet hedoniste nuk shkohet në Evropë.

“LSDM e trajton shtetin si pronë të saj personale. Këtë e dëshmuan funksionarët e LSDM-së në më shumë raste me hedonizmin dhe korrupsionin e tyre, me tenderët dhe grantet nga firma në pronësi të funksionarëve shtetëror dhe partiak. Arbitrariteti dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare u bë praktikë e sherifëve lokal të LSDM-së”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, patjetër të ketë përgjegjësi, organet e gjyqësisë të fillojnë të kryejnë punën e tyre në vend të rasteve të montuara dhe të porositura politike dhe të fillojnë të merren me hulumtimin e skandaleve korruptive të qeverisë së LSDM-së që janë aktual në skenën politike vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat