Humb jetën një motoçiklist në aksidentin në rrugën Ohër-Resnjë

Maqedonia

Humb jetën një motoçiklist në aksidentin në rrugën Ohër-Resnjë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim

Lupço J. (32) nga Ohri ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ndodhi dje pasdite në rrugën kryesore Ohër – Resnjë, në afërsi të fshatit Kosel.

Ai me motoçikletë në një vend kritik e ka humbur kontrollin ndaj motoçikletës dhe është përplasur në pjesën e pasme të autobusit me targa të Koçanit, i ndalur pranë rrugës dhe jashtë trotuarit. Ekipet e shërbimit të Ndihmës së Shpejtë vetëm e kanë konstatuar rezultatin fatal nga fatkeqësia për motoçiklistin e ri.

“Në vendin e aksidentit, ekspertizë ka kryer prokurori publik në detyrë dhe ekipe të SPB Ohër si dhe një ekspert i autorizuar i gjykatës. Gjatë ekspertizës trafiku nuk ishte ndërprerë gjegjësisht ishte rregulluar në mënyrë alternative në të dy drejtimet”, informon Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.

Me urdhër të Prokurorit publik, ndaj trupit të të ndjerit sot do të kryhet autopsi, si dhe kontroll teknik i autobusit të parkuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat