Fouere: Maqedonisë i duhet debat përfshirës, që të ketë sukses referendumi

Maqedonia

Fouere: Maqedonisë i duhet debat përfshirës, që të ketë sukses referendumi

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:16
Erwan Fouere

Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fouere, në një artikull për “Prizma” shkruan se në kushte kur është caktuar data për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, Qeveria e Maqedonisë duhet të fushatë të madhe informative.

Fouere thotë se debati përfshirës publik, në nivel lokal dhe kombëtar, do të jetë me rëndësi të madhe për qytetarët që të sigurojnë të gjitha informacionet e duhura.

“Nëse qeveria vendos t’u përgjigjet akuzave se nuk kishte transparencë gjatë negociatave që çuan në marrëveshje, ajo duhet ta shfrytëzojë kohën e mbetur, të shfrytëzojë mirë të gjitha burimet në dispozicion të saj për të filluar një debat në të gjithë vendin”, shkruan Fouere.

Ai më tej shton se në këto hapa, qeveria duhet të përfshijë edhe organizatat nga sektori civil, bashkësinë akademike, mediat dhe gjithë palët në shoqëri.

“Kjo do të jetë mënyra më e mirë që të neutralizohet kërcënimi i mundshëm për bojkot nga ana e opozitës, e cila do të mundohet të mos arrihet pragu i daljes së votuesve në 50 për qindm sa është e nevojshme që referendumi të jetë valid”, thotë Fouere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat