LSDM: Pyetja për referendum është e qartë, duhet të përcaktohemi

Maqedonia

LSDM: Pyetja për referendum është e qartë, duhet të përcaktohemi

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:43
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se janë hapur dyert e NATO-s dhe BE-së, ndërsa në referendum duhet të zgjedhet mes së ardhmes ose izolimit.

Ata shtojnë se me zgjidhjen e kontestit të emrit, janë hapur dyert për hyrje të Maqedonisë në organizatat evropiane, është ruajtur dhe forcuar identiteti maqedonas.

“Kemi mundësi historike që të sigurojmë të ardhmen. Ëndrra e shumë gjeneratave, na ka ardhur që ta plotësojmë ne, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Ata kërkojnë nga partia opozitare që të dalin dhe hapur të tregojnë nëse janë për të ardhme ose për izolim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat