Jakimovski: Nuk kam ndërmend të kërkoj falje gazetarëve për sharjet

Maqedonia

Jakimovski: Nuk kam ndërmend të kërkoj falje gazetarëve për sharjet

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:29
Stevçe Jakimovski

Pas sharjeve drejtuar gazetarëve, ish Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski pas daljes nga gjykata deklaroi se nuk ka ndërmend të kërkojë falje, ndërsa gazetarët i ndau në profesional dhe jo profesional.

“Atyre që janë korrekt dua t’i përshëndes dhe t’ju uroj. Nuk kam ndërmend të kërkoj falje atyre që nuk janë korrekt”, tha Jakimovski.

Jakimovski falenderoi për korrektësinë që e ka pasur nga ana e Policisë Financiare dhe policisë së gjyqit.

Këtë pasdite gazetarët të cilët kanë qenë të pranishëm para gjykatës, i kanë kërkuar që të jep deklaratë dhe të sqarojë se pse është arrestuar, ndërsa ai ju është përgjigjur duke i sharë ato.

Jakimoski është i akuzuar nga ana e Policisë Financiare për keqpëdroim të pozitës dhe autrizimit zyrtar. Prokurori i caktuar kërkoi marrjen e pasaportës dhe masa të kujdesit dhe për katër personat tjerë të akuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat