Sheqerinska: 90% e kohës në takimet e liderëve u harxhua për amnistimin e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Sheqerinska: 90% e kohës në takimet e liderëve u harxhua për amnistimin e OBRM-PDUKM-së

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:00
Radmila Sheqerinska

“Në mënyrë të përgjegjshëm vërtetoj dhe kërkoj publikisht të më demantojnë në atë se 90% të kohës në takimet e liderëve ishte harxhuar në kërkesën e OBRM-PDUKM-së për amnisti”, deklaroi zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje Radmila Sheqerinska në një intervistë për Kanal 5.

Ajo tha se kërkesa nuk ka qenë nëpërmjet amnistisë, por përmes ndryshimi të nenit 353 nga Kodi Penal, që definon keqpërdorimin e detyrës zyrtare, më pastaj dhe një tentim i vogël që të bëhet edhe përmes ndryshimit të Ligjit për Financimin e Partive Politike.

“I vetmi interes që e kishin në tavolinë ishte që të ndryshohet Kodi Penal që të binë në ujë akuzat kryesore ndaj njerëzve të parë të ish udhëheqjes së OBRM-PDUKM-së. Ne thamë se nuk pajtohemi me këtë, dhe se nuk do të lejojmë që për shkak të referendumit të kanosemi me amnisti”, tha Sheqerinska.

Kur OBRM-PDUKM-ja duhej të vendosë, vazhdoi ajo, a do të mendojnë më shumë për shtetin apo për udhëheqjen e vjetër, ata vendosën të dytën.

“Presim nga secili deputet në Kuvend të merr vendim që është i mirë për shtetin. Neni 353, nuk do ta diskutonim nëse OBRM-PDUKM-ja nuk kërkonte amnisti. Tip i këtillë i kanosjeve janë të këqija për OBRM-PDUKM-në, këto lloje të kanosjeve janë të këqija edhe për LSDM-në, por këto kanosje janë të këqija edhe për shtetin”, tha Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat