Pesë dhunues kanë keqtrajtuar një djalë nga Gostivari duke e mbyllur në një banesë

Maqedonia

Pesë dhunues kanë keqtrajtuar një djalë nga Gostivari duke e mbyllur në një banesë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:04
Pamje nga video

Një person nga Gostivar ka qenë i keqtrajtuar dhe i mbajtur mbyllur në një banesë në Gostivar.

Zyra e jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ngriti akuzë penale kundër A.T (22), N.M (21), I.J (20), M.S (19) dhe një person tjetër të moshës 17 vjeçare, nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “Privim të kundërligjshëm të lirisë”.

Ata më 12 korrik të këtij viti rreth orës 22:00 në Gostivar, në rrugën “Goce Dellçev”, derisa F.A (24) ka qenë mysafir në shtëpinë e personit M.S, fizikisht e kanë sulmuar, më pastaj e kanë keqtrajtuar dhe e kanë mbajtur të mbyllur në banesë derisa e kanë vërejtur se gjendje shëndetësore i është përkeqësuar, me çka e kanë liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat