Italia dëbon një shtetas të Maqedonisë për shkak të terrorizmit - Bota Sot
Italia dëbon një shtetas të Maqedonisë për shkak të terrorizmit

Maqedonia

E premte, 16 nëntor 2018

Italia dëbon një shtetas të Maqedonisë për shkak të terrorizmit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë dëbuar katër persona të dyshuar për terrorizëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Maqedonisë.

“Katër të huaj, prej tyre një shtetas i Kosovës (37) dhe tjetri shtetas i Maqedonisë (39), janë dëbuar nga Italia për shkak të rrezikut të sigurisë në vend. Njëri nga të huajt është francez (28) i cili e ka pranuar islamin ekstrem, ndërsa tjetri shtetas i Tunizisë (45)”, shkruajnë mediat.

Sipas tyre, shtetasi i Maqedonisë paraprakisht është dënuar nga gjykata në Siena, rajoni i Toskanës, për shkak të dhunës familjare dhe ka qenë nën hetim të policisë. I përkiste një organizate paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.

Për një kohë të gjatë është vëzhguar edhe francezi sepse ka qenë në listën e personave të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Kosovari ka jetuar në Bolonjë, është arrestuar për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve me ç’rast edhe në qeli të burgut e ka predikuar islamin ekstrem.

Shtetasi i Tunizisë gjithashtu ka qenë në burg ku përveç predikimit të ekstremizmit ka qenë edhe nxitës i konflikteve në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test