Derkoski: KSHZ është e gatshme ta zbatojë referendumin - Bota Sot
Derkoski: KSHZ është e gatshme ta zbatojë referendumin

Maqedonia

E premte, 19 tetor 2018

Derkoski: KSHZ është e gatshme ta zbatojë referendumin

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:56
Oliver Derkovski

“Para përbërjes së re të KSHZ-së që funksionon tashmë dy javë mbetet detyrë e rëndësishme në një periudhë kohore interesante për shtetin, ndërsa ekipi është i gatshëm të përgjigjet ndaj detyrës” konsideron Kryetari KSHZ-së Oliver Derkovski, duke shtuar Lista Zgjedhore është normale të ndryshohet vazhdimisht.

“Edhe kur nuk kishim fushata zgjedhore apo referendum, njësitë rajonale të KSHZ-së vazhdimisht e kanë përditësuar Listën. Marrin informacione nga MPB-ja, Enti për Statistika, i përpunojnë në KSHZ dhe kemi ndryshime ditore. Ajo është kategori dinamike e cila vazhdoi në ndryshime të vazhdueshme, njerëzit vdesin dhe lindin, mbushin 18 vite”, thotë Derkovski.

Ai përsëri bëri apel deri tek qytetarët të kontrollojnë Listën Zgjedhore dhe të mos lejojnë që t’ju vjetërsohen dokumentet për shkak të ndryshimeve, që e bën më të rëndë rregullimin e Listës.

Siç sqaroi, nga KSHZ-ja tashmë e kanë përgatitur kalendarin e tyre të aktiviteteve, me afate të shkurtuara duke marrë parasysh procedurën e shkurtuar. Në lidhje me shumën që do të shpenzohet në referendum, Derkovski thotë se Kuvendi i ka ndarë 3.5 milionë euro, por ata kanë miratuar 2.9 milionë, që do të dëshironin t’i ulin edhe më tej dhe t’i harxhojnë në mënyrë transparente, që ta zbardhin fytyrën e KSHZ-së pas skandalit me bonuset nga përbërja e vjetër e KSHZ-së.

“Edhe para sjelljes së planit financiare, thamë se KSHZ-ja nuk do të ndajë bonuse për këtë apo cili do aktivitet deri në fund të mandatit tonë. Të gjithë marrim rroga e cila e specifikoi KSHZ-ja për zgjedhjet dhe emërimet në Kuvendin dhe konsideroj se janë të mjaftueshme të hyrat për secilin anëtar të KSHZ-së. Jemi të paguar ta kryejmë punën tonë, nuk kemi nevojë nga të hyra tjera shtesë”, tha Derkovski.

Ai shtoi se janë marrë masa për uljen e shpenzimeve tjera, si ato të harxhimeve me telefon dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test