Zaev-Scaparrotti: Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë

Maqedonia

Zaev-Scaparrotti: Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:57
Zoran Zaev dhe Curtis Scaparrotti

Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë – do të ketë efekte pozitive të mëdha për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit më të gjerë, thanë sot Kryeministri Zoran Zaev dhe Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti në takimin e sotshëm në Shkup.

Zaev shprehu falënderime për ftesën në Aleancën veri-atlantike, duke theksuar se ky vendim i rëndësishëm i bashkëpunëtorëve të NATO-s tregon se Aleanca është e fuqishme dhe e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura..

Duke potencuar se ftesa për anëtarësim në NATO është arritje historike dhe satisfaksion për punën e vazhdueshme dhe besimin e të gjithë qytetarëve, institucioneve, partive politike dhe shoqëria në përgjithësi, Zaev tha se përkrahja e gjerë nga opinioni nga të gjithë bashkësitë etnike për aspiratën e Maqedonisë.

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, i cili me delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikë së Maqedonisë, e udhëhequr nga Ministrja e Mbrojes Radmila Sheqerinska në “Ilinden”, Kryeministrit Zaev ju drejtua me fjalë lavdëruese për pjesëtarët e ARM-së, duke vlerësuar se kanë treguar gatishmëri dhe disiplinë të duhur të NATO standardeve dhe procedurave.

Në takim u bisedua se nënshkrimi i marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është shembull pozitiv për gjithë rajonin të Evropës jug-lindore, për zgjidhjen e kontesteve të hapura, për zhvillimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore, që kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe siguron zhvillim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat