Çfarë biznese hapin më shpesh qytetarët e Maqedonisë, përmes programeve të vetëpunësimit

Maqedonia

Çfarë biznese hapin më shpesh qytetarët e Maqedonisë, përmes programeve të vetëpunësimit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 16:06
Ilustrim

Interesi i vetëpunësimit përmes programeve të Agjencisë së Punësimit po rritet, ndërsa aplikantët shpesh fillojnë bizneset me tregti me shumicë dhe pakicë.

Sektorët atraktivë për fillimin e biznesit janë industria e përpunimit, si dhe bujqësia, pylltaria dhe peshkimi.

Nga Agjencia për Punësim thonë se rajoni më aktiv i shfrytëzuesve të programit në vitin 2017 është Shkupi me 17%, e ndjekur nga Tetova me 13% dhe rajoni i Prilepit me 9% të përfituesve të programit – themeluesit e bizneseve. Sipas strukturës së moshës, numri më i madh i përdoruesve është nga 30 në 49 vjeç.

Programi i Agjencisë për Punësim është një mundësi për shumë qytetarë që të vijnë në punë dhe të kenë të ardhura të qëndrueshme.

Masat e Agjencisë ofrojnë ndihmë financiare për një periudhë të caktuar kohore, ndërsa më pas personat që kanë hapur kompani duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të qëndrojnë në këmbët e tyre.

Programi i Vetë-Punësimit është zbatuar që nga viti 2007 dhe deri tani janë regjistruar rreth 9000 personave juridikë, me ormë suksesi që varion nga 65-70%.

Çdo kompani e pestë aktive që është hapur në këtë mënyrë, ka krijuar vende të reja pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat