Zvarriten punimet për rinovimin e Bit Pazarit

Maqedonia

Zvarriten punimet për rinovimin e Bit Pazarit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:51
Zvarriten punimet për rinovimin e Bit Pazarit

Zvarriten punimet për rinovimin e Bit Pazarit. Përkundër afatit të paraparë që çdo fazë e rinovimit të zgjasë 3 muaj, rinovimi i tezgave në sektorin 7 dhe 8 ka filluar rreth 6 muaj më parë dhe është larg përfundimit. Shitësit shprehen të revoltuar dhe pesimistë për përfundimin e shpejtë të punimeve.

“Janë duke punuar por nuk dimë asgjë. A do të punohet më shpejtë a do të ndërtohet nuk dimë asgjë. Është dashur që para 3 muajve ne të hyjmë këtu, tani u bënë 7,8 muaj dhe nuk ka asgjë. Në bazë të pamjes është pak e vështirë”

“Punimet nuk merret vesh asgjë, nuk shpjegojnë asgjë. Çka bëjnë se dimë, ne rrimë neutral. Punojnë diçka, disa dyqane, tezga. Për vetura do të jetë lartë por nuk besoj se të gjitha janë vetëm gënjeshtra. Nuk kemi shumë besim në këtë. Do ta lënë kështu në gjysmë nuk punojnë shumë, është zgjatur 5, 6 muaj kjo pjesë”

“Nuk ka asgjë. Kur kanë kryer punë, asnjëherë. Sa do shkojë kështu nuk e di. Nuk i dihet ku do të na dërgojnë. Shpresa kemi, por se a do të bëhet nuk e di, shpresojmë që do të bëhet”

Kryetari i Shoqatës së tregtarëve Ekrem Dolek thotë se deri tani nuk janë kryer as 30 për qind e punimeve.

Punët në aspektin e ndërtimit të Bit Pazarit nuk janë duke lëvizur shumë, nuk ecin në dinamikën e duhur. Leja e ndërtimit Skopski Pazarit ju është dhënë në fillimin e vitit 2018, jemi dakorduar që mos t’i lëmë njerëzit pa ekzistencë, sepse nuk kanë kapital rezervë që të mbyllet tregu dhe të zgjasin punimet. Bit Pazari është i ndarë në 4 rajone dhe faza, secila fazë nga 3 muaj të zgjasë ndërtimi dhe gjithë aktivitetet ndërtimore të kryhet për 1 vit, por firma Skopski Pazar kërkuan edhe nga 1 muaj si afat rezervë për secilin rajon kështu që vendimi përfundimtar aso kohe u morë që ndërtimi i krejt Bit Pazarit të zgjasë maksimum 16 muaj, pa asnjë ditë tolerancë. Termini është shkelur edhe atë thellë. Përskaj gjithë atyre afateve që u janë dhënë dhe gjithë tolerimit” tha Ekrem Dolek, Kryetar i Shoqatës së Tregtarëve.

Nga Komuna e Çairit thonë se përgjegjës për rinovimin e Bit Pazarit është ndërmarrja “Skopski Pazar”. Nga atje ishin të pakapshëm për të komentuar zvarritjen e punimeve në Bit Pazar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat