Tevdovski: Deri në fund të vitit të gjithë do të kenë qasje tek harxhimet e arkës shtetërore

Maqedonia

Tevdovski: Deri në fund të vitit të gjithë do të kenë qasje tek harxhimet e arkës shtetërore

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:53
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se “Deri në fund të këtij viti qytetarët do të mund t’i shohin pagesat nga arka e shtetit. Secili denarë i harxhuar do të publikohet”.

“Po bëhet përgatitja e platformës për ku publiku do të ketë mundësi t’i shohë të gjitha harxhimet nga Buxheti”, informuan nga Ministria e Financave dhe shtojnë se kanë bërë konsultime me organizatat qytetare dhe përfaqësues të mediave, që të kontribuojnë në përpunimin e platformës. Ministria, si?5 thuhet, me këtë hap do të kontribuojë në hapjen e plotë të proceseve për menaxhimin e financave publike drejt publikut.

“Transparenca financiare e plotëson qëllimin e saj. Publiku ka qasje dhe bën presion për harxhime të arsyeshme të parave. Bashkimi Evropian, për dallim nga më parë kur kritikonte mos pasjen e transparencës tek financat publike, tash në raportin e fundit e veçoi transparencën fiskale, si një nga sukseset kryesore”, tha Tevdovski.

Ai tha se Ministria e Financave ka ndërmarrë edhe hapa tjerë për përmirësimin e transparencës. Ministri Tevdovski gjithashtu tha se është bërë “buxhet qytetar”, ashtu sikur që është organizuar debat publik para se të miratohet nga Qeveria. Për “buxhetin qytetar” të ardhshëm do të ketë ueb aplikacionit, e përpunuar nga fituesit e FinHAkatonit.

Nga Ministria thonë se me qëllim të rritjes së transparencës institucionet kanë filluar t’i publikojnë në sistem elektronik të gjitha marrëveshjet për furnizimi publike. Furnizimet publike, siç thuhet, janë bërë më të hapura për publikun me të dhënat e hapura. Nga Ministria e Financave shtojnë se në ueb faqen i shpallin të dhënat në format të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat