Është bërë vlerësimi i 400 nga 1314 kërkesave për kompensimin dëmeve të motit të ligë në Prilep

Maqedonia

Është bërë vlerësimi i 400 nga 1314 kërkesave për kompensimin dëmeve të motit të ligë në Prilep

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:15
Vershimet

“Për pesë ditë tre Komisionet për vlerësim të dëmeve zgjodhën 400 nga 1315 kërkesa të bujqve nga Prilepi pas motit të ligë që e kapi më 23 korrik rajonin e Konjari të madh dhe të vogël”, thon nga Komisioni i Komunës.

“Nga e hëna kur filloi vlerësimi i 1315 kërkesave të bujqve, është bërë vlerësimi i rreth 400 kërkesave. Vlerësimi lëviz nga 60 deri në 90% të shkatërrimit të frytit. Intensivisht punojnë që të tre komisionet. E vetmja gjë që paraqitet si problem është dokumentacioni i paplotësuar që e dorëzojnë bujqit. Ne i thërrasim që t’ju ndihmojmë dhe ta plotësojnë dokumentacionin”, thotë Zharko Severkoski, Kryetari i Komisionit të Komunës.

Ai thotë se afati ligjor për vlerësim është 30 ditë, ndërsa nga Komisioni thonë se mund të mbarojnë 10 ditë para që t’ju ndihmohet bujqve. Më pastaj përpunohet elaborat i cili do të sillet në Këshillin e Komunës së Prilepit që ta ripërpunojë.

Nga moti i ligë nga 23 gushti u përshinë 600 hektarë, kryesisht speca dhe duhan, ndërsa më pak nga kulturat tjera. Nga shoqata e prodhuesve të duhanit “Mice Kozar” apelojnë deri te këshilli komunale dhe deri tek Ministria e Bujqësisë që bujqit të kompensohen në mënyrë të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat