Muharremi: Hetojmë edhe funksionarët aktual

Maqedonia

Muharremi: Hetojmë edhe funksionarët aktual

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:19
Arafat Muaharemi

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaharemi në një intervistë për Alsat-M bëri të ditur se vijojnë hetimet rreth parregullsive të mundshme në Komunën e Karposhit. Pas padisë penale për ish kreun e kësaj komune Stevço Jakimovski, Policia Financiare do ta kryej kontrolle edhe në Sektorin për urbanizëm. Muahermi deklaroi se përveç ndaj ish funksionarëve të VMRO-së hetime zhvillohen edhe ndaj zyrtarëve aktual.

Kur filloi hetimi për ish kryetarin e komunës Karposh, Stevço Jakimovski, duke pasur parasysh se në ditët e fundit, fokusi i publikut dhe mediave ishte në hetimin tuaj, që e zbardhët disa ditë më parë?

Hetimi për komunën e Karposhit nisi ditën kur morëm raport të revizorit nga komuna e Karposhit, ku u konstatuan disa padrejtësi, ato edhe vetë kryetari i komunës i publikoi, si dhe morëm urdhër nga Prokuroria publike, të veprohet në bazë të raportit të revizorit, ku inspektorati i drejtorisë së policisë financiare, ishin në terren tre muaj rresht dhe janë gjetur disa parregullsi.

Ndërkohë, inspektorët e policisë financiare e kontrollojnë ende administratën e komunës Karposh, a thua në të ardhmen shqyrtohen edhe parregullsi tjera të mundshme, derisa me komunën ka menaxhuar Stevçe Jakimovski?

Padia e fundit penale e dorëzuar kundër disa të punësuarve në komunën Karposh, ishte pjesa e parë ku janë konstatuar abuzime rreth prokurimeve publike. Kompetencë në këtë pjese të kontrolleve të kryera, ka pasur Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo nuk do të thotë se ne kemi përfunduar me hetimin. Është konstatuar se pjesa ku janë kryer parregullsi rreth prokurimeve publike, kompetente është ajo prokurori. Tani fillojmë një pjesë tjetër, të kryhen kontrolle në sektorin e urbanizmit, ku pasi të përfundojnë të njëjtat, gjithsesi në bashkëpunim me Prokurorinë Publike besoj se do të ngrihet edhe kallëzim përkatës për të njëjtët.

Në Periudhën e fundit keni ngritur disa kallëzime penale kundër ish krerëve të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së dhe ministra si Vladimir Todoroviq dhe Nikola Dotorov. A mund në të ardhmen të presim edhe një hetim të caktuar për funksionarë të lartë qeveritar nga qeveria aktuale?

Drejtoria e policisë financiare vepron vetëm sipas ligjit. Në bashkëpunim me Prokurorinë publike dhe me anë të gjithë paraqitjeve të dorëzuara në DPS, ne gjithsesi se kemi vepruar, jo në mënyrë selektive, dhe në të njëjtën kohë gjithashtu kemi raste ku janë të përfshirë edhe funksionarë të caktuar nga qeverisja aktuale, besoj se në të ardhmen ato do të përfundojnë me rezultate ku edhe do të ngrihen kallëzime përkatëse deri tek Prokuroria kompetente publike.

A shfrytëzohet policia financiare për qërim hesapesh politike me ish funksionarë të caktuar të pushtetit të kaluar. Ato janë akuza të caktuara që ndoshta kanë arritur në adresën tuaj nga opozita?

Drejtoria e policisë financiare është pjesë e gjyqësorit. Kështu që në hetimet e kryera dhe ku duhet të kontrollohet, askush nuk ndikon. Dhe kështu duhet të jetë, sepse ne si institucion nuk veprojmë në mënyrë selektive. Veprojmë vetëm përmes paraqitjeve të dhëna. Unë publikisht i inkurajoj të gjitha partitë politike qofshin nga opozita apo organizata qeveritare apo joqeveritare të paraqesin nëse kanë hasur ndonjë parregullsi dhe nga funksionarët e tanishëm. Kështu që nuk mund të përdoret Drejtoria e policisë financiare për qëllime politike ditore. Drejtori është organ që vepron sipas ligjit dhe e tillë duhet të mbetet.

Ka disa hetime të tilla që janë hapur në drejtorinë e policisë financiare. Lirisht mund të them për pjesën që hetonim rreth shpërdorimit në FENI SHA Kavadar, ku tani është vërtetuar që firma e cila ishte themeluar “Uniko Dubai”, nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare vërtetuam se ajo firmë është përdorur vetëm për kalim të parave tek persona fizikë, pra tek pronarët e Uniko resourses. Që do të thotë se hetime të tilla do të ketë dhe në të ardhmen tek ne. Disa janë nga fundi dhe për një kohë të shkurtër do të publikohen dhe opinioni do të shohë se ekziston pastrim parash nëpërmjet atyre kompanive offshore.

Është e vështirë të dëshmohen pronarët e vërtetë nëpërmjet atyre kompanive offshore, sepse përdoren vende që nuk bashkëpunojnë me R. Maqedoninë. Kështu që kjo është e vështirë, por të dëshmohet se firmat janë fiktive, atë mund ta bëjmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat