Maqedoninë në qershor e kanë vizituar mbi 100 mijë turistë

Maqedonia

Maqedoninë në qershor e kanë vizituar mbi 100 mijë turistë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:05
Pamje nga Shkupi

Në qershor të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 102.327 turistë të cilët kanë realizuar 243.175 bujtje, që është për 20,7 për qind më shumë turistë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 23,4 për qind më shumë bujtje.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve vendorë në qershor të vitit 2018, në krahasim me qershorin e vitit 2017, është rritur për 15,9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur 22,4 për qind.

Ndërkaq, numri i bujtjeve të turistëve vendorë është rritur për 11,4 për qind, ndërsa i atyre të huaj për 29,5 për qind.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i turistëve është rritur për 16,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me ç’rast te te turistët vendorë ka rritje për 9,3 për qind, ndërsa te ata të huaj për 19,8 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat