Zmijanac i “Megjashi”: Prindërit kërkojnë kamera nëpër çerdhe - Bota Sot
Zmijanac i “Megjashi”: Prindërit kërkojnë kamera nëpër çerdhe

Maqedonia

E shtunë, 17 nëntor 2018

Zmijanac i “Megjashi”: Prindërit kërkojnë kamera nëpër çerdhe

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:08
Dragi Zmijanac

I gjithë opinioni në Maqedoni ishte i shokuar nga marrëdhënia e përkëdhelëses në çerdhe në Gjevgjeli, kur në rrjetet sociale u publikua video se si e njëjta i drejtohet më fjalë ofenduese ndaj një fëmije. Institucionet menjëherë reaguan dhe ishte dërguar në inspekcion në të njëjtën çerdhe që të vërtetohet si dhe pse ka ndodhur.

Kryetari dhe themeluesi i ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, për “Fokus” komentoj rreth gjithë situatës. Ai bëri apel që prindërit të kenë bashkëpunimin më të madh me fëmijët dhe edukimi për fëmijët të jetë që në moshën e vogël.

“Duhet të jenë të trajnuara mirë përkëdhelëset dhe edukatoret, me shpërblim për punën e tyre, bashkëpunim me prindërit dhe edukim i vazhdueshëm për punën me fëmijët në moshën më të re janë hapat kryesor që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet t’i ndërmerr në foshnjoret” tha Zmijanac.

Ai thotë se kontrolli e punës së punëtorëve që përkëdhelin dhe edukatoreve bëhet përmes përmirësimit të vazhdueshëm tv shërbimeve në punë me fëmijët, me punësim të personelit kompetent dhe të përkushtuar, që e vendos fëmijën dhe nevojat e tij në vend të parë.

Sipas tij, ngjarja e fundit krijoji pasiguri tek prindërit, dhe siç thotë, ata kanë filluar të kërkojnë mbikëqyrje me video.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet seriozisht të kushtojë vëmendje në përmirësimin e cilësisë dhe numrit të shërbimeve për zhvillimin e fëmijës, të mbahen standarde të larta të shërbimeve. Në këtë mënyrë, ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” bën apel deri te Ministria të sigurojnë trajnime profesionale, akreditim dhe standarde për vlerësimin e të gjithë niveleve të shërbimeve për të gjithë punëtorët që punojnë në foshnjore. Prindërit, të brengosur nga gjendja ku u gjetën fëmijët në disa foshnjore u drejtuan në ambasadën e fëmijëve “Megjashi” me iniciativë që të mund të mbikëqyrin me video fëmijën në foshnjore”, tha Zmijanac.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test