Arrestohet një shtetas i Turqisë në kalimin kufitar “Deve Bair”

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Turqisë në kalimin kufitar “Deve Bair”

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Policia e Maqedonisë informon se gjatë ditës së djeshme në orën 21:00 në kalimin kufitar ka arrestuar O.A (54) nga Turqia.

“O.A duke udhëtuar me makinën e tij me targa të Turqisë, është ndaluar nga policia dhe i janë kërkuar dokumentet. Gjatë shqyrtimit të dokumenteve është konstatuar se ai posedon karton të gjelbër të falsifikuar”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se i arrestuari është dorëzuar në stacionin policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat