Në Forinë nga zjarri digjet një stallë dhe çatia e dy shtëpive

Maqedonia

Në Forinë nga zjarri digjet një stallë dhe çatia e dy shtëpive

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:18
Ilustrim

Dje pas hapjes së një zjarri në fshatin Forinë të Gostivarit janë djegur stalla dhe dy objekte rreth saj. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Sipas SPB Tetovë, rreth orës 18:30 stalla ka marr zjarr, pronësi të personit M.A. nga fshati Forinë. Zjarri, sipas pronarit, shpërtheu në katin e parë të stallës, me çka ësht djegur e tërë struktura prej druri, një kafaz që mbante pëllumba, mjete dhe materiale ndërtimi.

Zjarri shpejtë i ka kapluar edhe objektet tjera të afërta me çka tërësisht janë djegur strukturat prej druri të stallës, si dhe çatia e shtëpisë pronë e personit N.R. nga fshati Forinë. Nga zjarri është djegur edhe çatia e shtëpia së personit A.R. nga fshati Forinë.

Është bërë hetimi në vendin e ngjarjes me çka po punohet me gjetjen e shkaqeve të hapjes së zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat