Zvogëlohet shitblerja e prodhimeve bujqësore në Maqedoni - Bota Sot
Zvogëlohet shitblerja e prodhimeve bujqësore në Maqedoni

Maqedonia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Zvogëlohet shitblerja e prodhimeve bujqësore në Maqedoni

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Për 4,4 për qind zvogëlohet blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur rritje për 14 për qind, ndërsa te shitja e prodhimtarisë vetanake zvogëlim për 16,5 për qind.

Rritja e blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur te bimët industriale, pemët, bagëtitë, shpezët, vezët dhe qumështi, ndërsa zvogëlim te drithërat, bimët kopshtare, bimët foragjere, pijet alkoolike, prodhimet e qumështit dhe peshku.

Shpërndarja mujore e vlerës së shitblerjes të prodhimeve bujqësore tregon zvogëlim në muajin prill dhe maj, derisa në qershor është vërejtur rritje e vlerës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test