Zaevi takoi përfaqësues të diasporës, ua kërkoi votën në referendumin për emrin

Maqedonia

Zaevi takoi përfaqësues të diasporës, ua kërkoi votën në referendumin për emrin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:06
Zaevi takoi përfaqësues të diasporës, ua kërkoi votën në referendumin për emrin

Kryeministri Zoran Zaev u takua me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia në Itali, Zvicër, Luksemburg, Gjermani, Slloveni, Kroaci, SHBA.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar, në takim është shprehur mbështetja ndaj politikave qeveritare për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Në takim është biseduar për disa çështje aktuale, mes të cilave edhe për rëndësinë e referendumit të ardhshëm dhe për nevojën e rolit më aktiv të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të diasporës me qëllim të referendumit të suksesshëm, që i hapë perspektivat e Maqedonisë dhe mundësitë për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve.

Zaevi në takim tha se NATO dhe BE për Republikën e Maqedonisë do të thonë ekonomi, stabilitet dhe siguri dhe shfaqi pritje për referendum të suksesshëm.

"Shumica e qytetarëve të Maqedonisë tashmë u deklaruan për ndryshime, për perspektiva në vend të izolimit, për mirëqenie në vend të varfërisë, për reforma dhe demokraci që çojnë drejt jetës cilësore dhe të ardhmes së sigurtë të shtetit dhe të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme. Dhe jam i bindur se në referendumk do të konfirmohet vendimi për të ardhme euro-atlantike të Maqedonisë, që do të sjellë edhe jetë evropiane në Maqedoni dhe stabilitet dhe siguri", tha kryeministri Zaev.

Ai bëri thirrje, siç ceket, siç e duan shtetin, të dalin në referendumin e ardhshlm dhe me atë, si diasporë, të japin kontribut të rëndësishëm në këtë moment historik për përparim të Maqedonisë.

Kryetari i Qeverisë Zaev dhe përfaqësuesit e diasporës folën për përfitimet nga proceset reformuese në shtet, nga vendosja e marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe nga integrimet euro-atlantike.

"Patriot i vërtetë është a8i i cili do ta sigurojë të ardhmen e shtetit. Ky është përfitimi për fëmijëpt tanë, për gjeneratat e tashme dhe realizim i synimit shekullor të paraardhësve tanë për vërtetim të identitetit të qytetarëve të Maqedonisë si shtet, njëherë e përgjithmonë, në familjen botërore të shteteve", tha zaev.

Zaev, iu falënderua përfaqësuesve të diaspor[s për dëshirën për ta ndihmuar realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit,, anëtarësimin në NATO dhe në BE, e me atë edhe për prosperitet ekon9omik të Maqedonisë.

Në takim, siç ceket në kumtesë, janë përshëndetur politikat e sinqerta të Qeverisë ndaj diasporës, që mundësojnë kushte për investim në vendlindje.

"Përfaqësuesit e diasporës u interesuan për mundësitë për investim dhe për rajonet në të cilat nevojiten investime", kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, duke cekur se takimi kaloi në atmosferë miqësore dhe me marrëveshje për kontakte më intensive mes Qeverisë, shoqërisë dhe diasporës.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mërgatës, Edmond Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat