Në dallim me Evropën, në Maqedoni konsumohet shumë pak akullorja

Maqedonia

Në dallim me Evropën, në Maqedoni konsumohet shumë pak akullorja

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:53
Ilustrim

Një qytetar i Maqedonisë konsumon 850 gram akullore. Statistika tregon se vitin e kaluar një amvisëri në Maqedoni mesatarisht ka blerë dhe ka harxhuar 3.4 kilogram akullore.

Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se qytetarët e BE-së konsumojnë gjashtë litra në vit.

Në Maqedoni prodhimtaria vjetore e akullores është 23.088 hektolitra.

Prodhues më i madh në Evropë është gjermania me prodhim vjetor prej 517 milion litra. Në vendin e dytë është Italia me 511 milion litra, e treta është Franca me 466 milionë litra, Spanja me 318 milion litra, ndërsa Britania e Madhe me 288 milionë litra është në vendin e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat