LSDM: Mickoski nuk ka kredibilitet të flas për arsimin

Maqedonia

LSDM: Mickoski nuk ka kredibilitet të flas për arsimin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 19:45
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë

Nëpërmjet një kumtesë ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj akuzave të Kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

“Hristijan Mickoski, njeriu që ka qenë asistent i atit të tij dhe përfaqësues i OBRM-PDUKM-së kriminale e cila me vite në mënyrë sistematike e shkatërronte arsimin nuk ka asnjë kredibilitet të flas për këtë temë”, thonë nga LSDM-ja.

Ata thonë se nga gjithë profesorët Mickoski është bërë asistent i atit të vet, profesor në Fakultetin e Makinerisë. Ata thonë se se në të gjitha librat në biografinë e Hristijan Mickoskit është vendosur si bashkautor babait të tij.

“Pakujdesia në arsim, eksperimente me lloj-lloj programe, testime eksterne, nënçmimi i mësimdhënësve dhe profesorëve, autonomia e shkatërruar e universiteteve, nxënës, student dhe prindër nën stres, ka qenë karakteristikë në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së” thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Mickoski nuk ka qëndrim për të ardhmen e Maqedonisë dhe se notimi për Mickoskin është i pamjaftueshëm apo 1.

Në fund LSDM-ja thotë se tash në arsim vendosen reforma serioze dhe ndryshime të mëdha që sjellin rezultate, dhe arsim më të mirë dhe më cilësor në afat të mesëm dhe të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat