Ministria e Mbrojtjes siguron se në Krivollak nuk do të përdoret uranium i varfëruar - Bota Sot
Ministria e Mbrojtjes siguron se në Krivollak nuk do të përdoret uranium i varfëruar

Maqedonia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Ministria e Mbrojtjes siguron se në Krivollak nuk do të përdoret uranium i varfëruar

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:36
Radimilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Radimilla Shekerinska sot i përgënjeshtroi dyshimet e publikuara në rrjetet sociale, se në poligonin ushtarak në Krivollak do të përdoret municion me uranium të varfëruar.

"Gënjeshtrat ordinere nuk janë të dobishme. Qytetarët të mos u nënshtrohen lajmeve të rreme në prag të referendumit të ardhshëm dhe zyrtarizimit të anëtarësimit në NATO", ka shkruar Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk.

Me reagim doli edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila rreptësisht i përgënjeshtroi spekulimet të cilat shpërndahen në rrjetet sociale se në poligonin Krivollak do të zhvillohet gjuajtje me bomba të cilat përmbajnë uranium të varfëruar.

"Ministria e Mbrojtjes me shumë përgjegjësi pohon se as stërvitjet dhe as trajnimet aktuale dhe të ardhshme të partnerëve tanë nga NATO në poligonin Krivollak nuk janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, e as do të shfrytëzohen bomba me uranium të varfëruar", thuhet në reagimin e MM.

Më tej theksohet se "gënjeshtrat e tilla kanë për qëllim ta nxisin mosbesimin te qytetarët ndaj NATO-s dhe janë në funksion të fushatës negative për referendumin e ardhshëm".

"Qytetarët të jenë të qetë, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO sjell vetëm siguri më të madhe për vendin tonë", thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test