ASH: Qeveria LSDM-BDI, vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve

Maqedonia

ASH: Qeveria LSDM-BDI, vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:02
Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët

Qeveria LSDM dhe BDI, po bëhet diskriminuese për punësimin e shqiptarëve në administratë, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Kjo ndodh në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim e udhëhequr nga Adnan Xhaferovski, ku në konkursin e hapur nga kjo drejtori me numër 69A/2018 për një të punësuar, sipas konkursit të hapur i (e) punësuari (a) duhet të përkas nacionalitet maqedonas. Ky pasus që vë në shprehje diskriminimin në bazë etnike është në fund të konkursit në rubrikën “Vërejtje” ku thuhet: Punësimet e parapara në pajtim me planin vjetor të këtij institucioni për vitin 2018 I punësuari duhet të jetë –Maqedonas/e Dënojmë ashpër këtë veprim diskriminues që është në kundërshtim me Nenin 9 të Kushtetutës së RM, në pjesën e e të drejtave qytetare dhe politike të qytetarëve të saj, ku në bazë të këtij neni Qytetarët e Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, përkatësisë etnike, fetare politike”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata gjithashtu shtojnë se e rikujtojnë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qeverinë LSDM-BDI, edhe për Nenin 32 të Kushtetutës së RM, se gjithë secili ka drejtë për tu punësuar, dhe ka në dispozicion vend të punës me kushte të barabarta.

“Ftojmë urgjentisht, organet kompetente, Agjencinë për Administratë, Gjykatën Administrative dhe Qeverinë e RM, të marrin masat e duhura juridike dhe penale, për ta tërhequr këtë konkurs, diskriminues dhe fashist, jo vetëm që nuk respekton Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëdhënie Pune, por nxit edhe urrejtje ndëretnike, dhe godet mbi realitetin multietnik të vendit”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat