Akuzë penale për dy të miturit që dogjën palmat para klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup

Maqedonia

Akuzë penale për dy të miturit që dogjën palmat para klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:16
Ilustrim

Do të ngritët akuzë penale kundër dy 17 vjeçarëve nga Shkupi të dyshuar se më 15 gusht rreth orës 02:40 kanë djegur palmë para klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup.

Siç kumtoi policia, ata akuzohen për vepër penale “nxitje të rrezikut të përgjithshëm” i paraparë dhe i dënueshëm sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Krahas këtyre, në incident ka marrë pjesë edhe personi i tretë, 18-vjeçari nga Gostivari, i cili ka vozitur veturën “Golf 4”.

Policia kumtoi se të tre personat janë thirrur më 16 gusht në stacionin policor Kisela Voda, ndërsa paditë penale do të ngritën në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm pas dokumentimit të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat