Maqedoni, Prokuroria Publike siguron dëshmi dhe gjurmë pas vdekjes së paraglajdistëve

Maqedonia

Maqedoni, Prokuroria Publike siguron dëshmi dhe gjurmë pas vdekjes së paraglajdistëve

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:17
Paraglajdistët

Prokuroria Publike – Prilep heton aksidentin e paraglajdistëve të cilët humbën jetën dje në “Meçkin Kamen” në Krushevë.

Gjatë ditës së djeshme, prokurori në bashkëpunim me ekipin e krim-teknikës nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ku dy persona humbën jetën.

“Për qëllim të zbardhjes së ngjarjes është dhënë urdhër për sigurimin e gjurmëve dhe dëshmive, urdhër për shkarkim të regjistrimit video dhe urdhër për leximin e të dhënave nga sistemet “Life Tracker” të paraglajdistëve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:40, kur të dy paraglajdistët kanë rënë tek vendi i quajtur Meçkin Kamen. Njëri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri për shkak lëndimeve të rënda trupore ishte dërguar në spitalin e Prilepit.

Prokurori Publik ka dhënë urdhër të bëhet autopsia e dy trupave që të vërtetohen arsyet e vdekjes së paraglajdistëve, njëri nga Ukraina dhe tjetri nga Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat