Stoilkovski: Ministri Filipçe me afertë të re për furnizimin e barnave

Maqedonia

Stoilkovski: Ministri Filipçe me afertë të re për furnizimin e barnave

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:21
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski tha se “Derisa publiku pret përgjigje për aferën e tenderëve të përgjakshëm nga e bija tek i ati, Filipçe me aferë të re për furnizimin e barnave”.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Stoilkovski kërkon dorëheqjen e Ministrit Filipçe.

“E pabesueshme por e vërtetë, derisa publiku prej zbardhjen e aferës ‘Tenderi i përgjakur’, i plotë është skandali për shpërndarjen e 3 milionë eurove nga Klinika e hematologjisë në kompaninë familjare të drejtoreshës të të njëjtës klinikë, i pazëvendësueshmi Venko Filipçe përsëri lidhet me aferë të re. Këtë herë me furnizimin, me barna me afat të shkurtuar”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Stoilkovski.

Ai shton duke thënë se “Ministri Filipçe drejton me organizatë jo qeveritare për donacion të barnave me afat të skaduar për shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto donacione, kompanitë donatore i shfrytëzojnë për lirim nga barnat me afat të shkurtuar për shkak të shkatërrimit të shtrenjtë të të njëjtave barna. Për këtë shkak publiku këtë fakt e lidh me pyetjen e skandalit për shpërndarjen e insulinës afatshkurtër në Republikën e Maqedonisë”, thotë Stoilkovski.

Ai pyet Ministrin Venko Filipçe se a është donacion insulina me afat të shkurtër që ju dha pacientëve të Republikës së Maqedonisë, dhe se a është organizata joqeveritare burimi i insulinës me afat të shkurtër.

Në fund Stoilkovski thotë se pa qenë 1 vit i plotë, Ministri Filipçe nuk ka ditë pa ndonjë aferë të re dhe se Venko Filipçe, sipas tij është plagë kanceri në shëndetësinë e Maqedonisë e cila duhet hequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat