Nesër Gruevski, Jankullovska dhe Janakieski përsëri do të dëgjojnë përgjime në seancë gjyqësore

Maqedonia

Nesër Gruevski, Jankullovska dhe Janakieski përsëri do të dëgjojnë përgjime në seancë gjyqësore

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:58
Gruevski, Jankullovska dhe Janakieski

Nesër në Gjykatën Penale në Shkup duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për lëndën e PSP-së për mashtrime zgjedhore e quajtur “Titanik”. Nga 1063 bombat e propozuara si dëshmi, deri tani në seancë janë lëshuar 115. Për 7 përgjime, pas kërkesës të PSP-së, gjykata vendosi që publiku të jetë i përjashtuar me qëllim të mbrojtjes së jetës private të disa dëshmitarëve që janë tek përgjimet.

Seanca gjyqësore për këtë lëndë zgjati deri në ora 16:30, ndërsa gjykatësi Osman Shabani, si Kryetari i Këshillit, tha se seanca do të zgjas më pak për shkak se është një ditë para fundjavës. Avokatët e të akuzuarve u përpoqën me kundërshtime procedurale ta ndalojnë lëshimin e përgjimeve, duke kërkuar vërtetim të autenticiteti, si dhe seleksionim të bombave sipas rrethanave që PSP-ja dëshiron t’i vërtetojë nga teza e akuzës. Prokuroria Speciale Publike për këtë lëndë propozoi 5.901 dëshmi të shkruara, ndërsa propozoi edhe 191 dëshmitarë në procedurë. Në lëndën “Titanik”, i akuzuari i parë është ish Kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa bashkërisht me atë të akuzuar janë ish Ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski, ish Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, deputeti Ilija Dimovski dhe shefi i kabinetit të ish Kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer.

Krahas këtyre në lëndën “Titanik”, të akuzuar janë edhe Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Gosta Markovski, Dragçe Drageski, Marjan Nekevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshoviq dhe Lenka Rashakovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat