Fillon për herë të nëntë Shkolla për liderë të rinj e presidentit Gjorge Ivanov

Maqedonia

Fillon për herë të nëntë Shkolla për liderë të rinj e presidentit Gjorge Ivanov

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:20
Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Shkollës për liderë të rinj, që me iniciativë të tij për herë të nëntë do të mbahet në Strugë, nga 20 deri 31 gusht.

Në hapjen solemne të Shkollës , krahas presidentit Ivanov, fjalim do të ketë edhe ish-presidenti i Letonisë Valdis Zatlers.

Këtë vit programi i Shkollës për lideri të rinj do të përqendrohet në praktikat dhe njohuritë më të mira për zhvillim të eko-sistemeve për inkurajim të startup, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe hulumtimi afarist i inovacioneve në përgjithësi.

Nga Kabineti i Presidentit kumtuan se ligjërata në këtë Shkollë do të mbajnë individë me renome, liderë të kompanive të suksesshme dhe përfaqësues të institucioneve nga Maqedonia, Evropa dhe bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat