OBRM-PDUKM: LSDM-ja po e mbron Zaevin nga krimi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po e mbron Zaevin nga krimi

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:44
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese thekson se LSDM-ja e mbron Zoran Zaevin nga krimi.

“Po e mbron atë me teza tashmë të zbehura lidhur me referendumin, po manipulojnë opinionin. Por me kështu gjëra nuk mund të mbulohet marrëveshja kapitulluese me Greqinë. Nuk mbulohet as skandali me tenderët dhe punësimet partiake të mbi 6 mijë personave në administratë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se Zoran Zaev dhe LSDM të mos e shfrytëzojnë referendumin si mburojë për një vjedhje kolektive që janë duke ia bërë Maqedonisë. Sipas tyre, opinioni tashmë e ka parë shumë mirë qeverisjen e Zaevit dhe LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat