Derkoski: Janakieski ka dhënë urdhra, por çështja është a e kam dëgjuar

Maqedonia

Derkoski: Janakieski ka dhënë urdhra, por çështja është a e kam dëgjuar

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:47
Derkoski

“Kam marrë pjesë në zgjedhje që nga viti 1994 dhe çdo herë kam bashkëpunuar me institucionet. Janakieski mund të ketë dhënë urdhra, por unë a e kam dëgjuar atë që ka thënë është çështje tjetër. Me të vërtetë nuk më kujtohet”, tha Derkoski për Makfaks, në lidhje me “bombën” e publikuar në seancën e sotme të lëndës “Titanik”.

Nga biseda e realizuar më 30 maj të vitit 2011 dëgjohet se si ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i ka dhënë instruksione ish-drejtorit të atëhershëm të “Hekurudhave të Maqedonisë” për aktivitete konkrete në ditën e zgjedhjeve.

Në bisedën e publikuar në seancën e sotme në gjykatë dëgjohej se Janakieski gjithashtu e ka udhrëruar Derkoskin që të angazhojë aktivistët e partisë dhe të ngjesin postera dhe afishe për kryetarët e partive të tyre.

Përndryshe, javën e kaluar rifilloi gjykimi për lëndën “Titanik”, në të cilën të akuzuar janë disa ish-funksionarë, ndërsa Prokuroria Speciale për këtë lëndë ka dorëzuar 5910 dëshmi materiale dhe ka propozuar 191 dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat