Padi penale kundër një banori nga Nikushtaku për kontrabandë të emigrantëve - Bota Sot
Padi penale kundër një banori nga Nikushtaku për kontrabandë të emigrantëve

Maqedonia

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Padi penale kundër një banori nga Nikushtaku për kontrabandë të emigrantëve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:26

Sektori i Punëve të Brendshme-Kumanovë parashtroi padi penale kundër S.A.(22) nga fshati Nikushtak, për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale "kontrabandë të emigrantëve".

"Më 19 gusht në orën 07:30 në Kumanovë  në fshatin Lojane, nga ana e nëpunësve policorë është vërejtur një automjet motorik  "Opel vektra" i drejtuar nga i paraqituri se si qarkullon drejt fshatit Vaksincë, i cili në shenjën e dhënë STOP nuk ka ndalur. Pas një kohe të shkurtër automjeti është ndalur  dhe gjatë kontrolleve të kryera në automjet janë gjetur tetë emigrantë nga Irani", citojnë nga MPB.

Emigrantët janë akomoduar në Qendrën e Pranimit për të Huaj Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test