LSDM: OBRM-PDUKM-ja 11 vite i maltretoi bujqit dhe për këtë shkak nuk mund të flasë për bujqësinë

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja 11 vite i maltretoi bujqit dhe për këtë shkak nuk mund të flasë për bujqësinë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:24
VMRO-DMPNE

Ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja 11 vite i kanoste, maltertonte dhe nënçmonte bujqit dhe e shkelte punën e tyre, prandaj nuk mund të flasë për gjendjen në bujqësi”.

“Për dallim ndaj qasjes përçmuese ndaj bujqve nga ana e OBRM-PDUKM-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ndërtojnë marrëdhënie partnere me bujqit dhe aktivisht punojnë për tejkalimin e të gjitha problemeve”, thonë nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se për tejkalimin e krizës së kumbullave, Ministria solli subvencionim të ri për 2 denarë në kilogram për personat juridik të blerjes së kumbullave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në të njëjtën kohë, subvencionimi për pemën e shitur tek kapacitetet përpunuese, për kumbullat është rritur nga 2 në 3 denarë për 1 kilogram shitje. Përmes këtyre masave, përkrahja financiare që e jep Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave për stabilizimin e blerjes së kumbullave është 5 denarë për kilogram”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se kjo përkrahje financiare do të zgjas deri 15 shtator.

Sipas LSDM-së, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të tregojë se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për bujqit dhe vazhdon të punojë në zbatimin e masave që sigurojnë zhvillim dhe përparim të bujqësisë dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë bujqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat