Qeveria e Maqedonisë dënon përdorimin e gjuhës së urrejtjes të liderit të “Maqedonisë së Vetme”

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë dënon përdorimin e gjuhës së urrejtjes të liderit të “Maqedonisë së Vetme”

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 15:24
Mile Boshnjakovski

Qeveria sot ka dënuar, siç thonë ata, “gjuhën e urrejtjes dhe ofendimet në baza etnike në deklaratat e përfaqësuesve të strukturave politike të cilët kanë për detyrë ta bojkotojnë të ardhmen e vendit”, duke reaguar ndaj deklaratës së Janko Baçev, liderit prorus të partisë “Maqedonia e Vetme”.

“Maqedonia është vend demokratik e cila në dekadat e kaluara nuk ka ndodhur që një politikan publikisht apo nëpërmjet mediave të përdor shprehje ofenduese në baza etnike. Kjo përhapje e urrejtjes është e dëmshme për demokracinë, është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët, e njëjta duhet të dënuar nga e gjithë shoqëria. Presim që institucionet kompetente do të marrin hapa këshillues me qëllimin që një fjalor i tillë të mos përsëritet”, tha për Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se Qeveria bën thirrje të gjitha subjekteve politike në vend, duke përfshirë edhe opozitën, që të sqarohen dhe ta dënojnë këtë “akt jodemokratik të mbushur plotë me urrejtje”.

“Fenomene të tilla tregojnë se për çfarë Maqedonie angazhohen strukturat të cilat kanë për qëllim të bojkotojnë të ardhmen”, tha Boshnjakovsski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat