Lëndohet rëndë 8-vjeçari nga Serbia në një aksident në Çair

Maqedonia

Lëndohet rëndë 8-vjeçari nga Serbia në një aksident në Çair

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Një fëmijë tetë vjeçar nga Serbia është lënduar rëndë mbrëmë në një aksident në udhëkryqin në Çair pasi është goditur nga veturë e tipit “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga F.K. (46) nga Bllaca e Shkupit.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në ora 22:30 në udhëkryqin në rrugën “Sllavej Pllanina” në rrugën “362”, rruga “Brigada maqedono-kosovare” dhe rrugën “John Kennedy” në Shkup.

“Nga goditja, djaloshi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Qytetit “Shën Naum Ohridski””, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkupit dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat