Çka përmban kapitulli i 16-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Maqedonia

Çka përmban kapitulli i 16-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:21
Ilustrim

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Kapitulli 16-të: Taksimi në BE
Ky kapitull përfshin rregulla për taksimin jo-të drejtëpërdrejtë, që gjithashtu njihet si VAT (value-added tax) apo TVSH (Tatimi i vlerës së shtuar) dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet. Më shumë ndryshimet do të vlejnë për taksimin e produkteve si duhani, pijet alkoolike dhe energjinë. Në disa raste të taksimit të drejtëpërdrejtë ka disa rregullore që parandalojnë taksimin e dyfishtë dhe të dëmshëm për qytetarët dhe për bizneset. Kodi për taksimin e biznesit përfshin ndihmën e shteteve anëtare ndaj shteteve që synojnë anëtarësimin për lehtësimet në taksa dhe funksionimin e rregullt të procesit.

Zbatimi i këtij kapitulli duhet të përfshijë të gjithë institucionet një nga një pa marrë parasysh kapacitetet dhe rregullat ekzistuese.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat