Kur do të ketë dëshmi të forta për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit atëherë edhe ato do të gjykohen

Maqedonia

Kur do të ketë dëshmi të forta për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit atëherë edhe ato do të gjykohen

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 18:29
Prokuroria Publike

“Prokuroria Publike vazhdon me procedurën e hetimit dhe mbledh dëshmi për persona të tjerë, që konsideroj se janë përgjegjës për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar”, tha Prokurorja e caktuar për ngjarjet e 27 prillit.

“Janë propozuar rreth 36 dëshmitarë, ndërsa ka shumë dëshmi materiale posaçërisht incizimet nga mbikëqyrja video në Kuvend dhe incizimet nga telefonat mobil, incizime nga nga Stopanska Banka ku mblidhen personat grupit dhe nisja e tyre drejt Kuvendit” tha Prokurorja.

Ajo tha se Prokuroria Publike nuk mund të punojë me fjalë, dhe se kur do të ketë dëshmi të forta për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit atëherë edhe ato do të jenë të akuzuar, dhe se deri tani akuzohen vetëm personat për të cilët ka dëshmi të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat