Zaevi ju bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave të përfshihen nëkujdesin e personave me aftësi të kufizuara

Maqedonia

Zaevi ju bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave të përfshihen nëkujdesin e personave me aftësi të kufizuara

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 21:54
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, dhe koordinatori i Trupit kombëtar koordinativ për personat me aftësi të kufizuara, Spase Dodevski, sot iu drejtuat seancës konstituive të Trupit koordinator kombëtar për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Zaev theksoi se qëllimi i formimit të këtij trupi është që përmes sjelljes së vendimeve ekzekutive, zgjidhjeve dhe plane të përparohet mbrojtja dhe të sigurohen të gjitha të drejtat e njeriut dhe të drejtat kryesore për personat me aftësi të kufizuar.

“E shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju bëj thirrje të gjithë institucioneve shoqërore, organizatave qytetare për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara, dhe të gjithë personave me aftësi të kufizuara, të jenë pjesë e këtij trupi dhe ta përkrahin këtë proces. Të bëhen bashkëpunëtorë strategjik për arritjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta”, tha Zaev.

Dodevski tha se ky trup përfaqëson mekanizëm ekzekutiv për zbatimin e principeve të shkruara tek Konventa e Kombeve të Bashkuara dhe do të punojë në realizimin e postulateve të barabarta.

“Ky trup do të ketë për detyrë që me vendosmëri të veprojë drejt zhvillimit të të gjithë segmenteve të jetës dhe zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë përmes intervenimit direkt tek aktet ligjore dhe nënligjore dhe zbatimi në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare dhe organizatat në pajtim me principet evropiane dhe botërore për këtë fushë”, tha Dodevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat