LSDM: OBRM-PDUKM-ja i përçmonte mjekët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja investon në zhvillimin e shëndetësisë

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja i përçmonte mjekët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja investon në zhvillimin e shëndetësisë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 17:49
LSDM

Reagon partia maqedonase në pushtet LSDM nëpërmjet një kumtese  ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase duke thënë se OBRM-PDUKM-ja i manipulonte dhe gënjente mjekët, ndërsa punëtorët e shëndetësisë, sipas LSDM-së, dhe shëndetësia ishin pranë kolapsit, kjo është ishte gjendja që e la pas pikërisht OBRM-PDUKM-ja pas 11 viteve qeverise.

“Humbja e mjekëve cilësor dhe të edukuar tek shëndetësia për shkak mos respektimit të punës së tyre dhe ikja e tyre jashtë Maqedonisë është ajo që për fat të keq mundej të shihnim gjatë viteve të kaluara në Maqedoni”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me seriozitet të madh dhe përgjegjësi filloi procesin e rehabilitimit të shëndetësisë që ishte në gjendje katastrofale.

Sipas LSDM-së një nga hapat e parë në sigurimin e kushteve cilësore dhe të dinjitetshme për punë është rritja prej 5% të rrogave të punëtorëve të shëndetësisë. Ata gjithashtu thonë se u vendos edhe pagesa për specializantët privat dhe rritjen e të hyrave për orët shtesë, dhe punën në ndrimin e tretë.

“Në lidhje me kushtet e punës të punëtorëve të shëndetësisë dhe mjekëve, si dhe shërbimet që i marrin pacientët, investohet me mjete bashkëkohore mejkësore, ndërsa u soll edhe plan real për ndërtimin e Qendrës Klinike, thonë nga LSDM-ja.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Ministria e Shëndetësisë punojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe kujdes më të madh për të drejtat e pacientëve”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat