Të rinjtë e OBRM-PDUKM-së i dhanë lule Zaevit që të kursejë për tenderin.

Maqedonia

Të rinjtë e OBRM-PDUKM-së i dhanë lule Zaevit që të kursejë për tenderin.

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:42
Ilustrim

Unioni i Forcave të Reja të OBRM-PDUKM-së pasdite para Qeverisë në mënyrë simbolike lanë disa saksi lulesh, siç thonë të revoltuar nga lartësia e tenderit për rregullimin hortikuluror në vlerë prej 670.000 euro.

“Kryeministër Zaev, për shkak se jeni dashamir i madh i luleve, duke mos kursyer para kur bëhet fjalë për lule, jepni deri në 670.000 euro nga paratë e furnizimeve dhe ne Unioni i Forcave të Reja i OBRM-PDUKM-së ua japim këto lule falas. Merrni dhe kurseni ndonjë denarë nga paratë e qytetarëve”, thonë nga Unioni i Forcave të Reja të OBRM-PDUKM-së.

Përndryshe ky reagim vjen si pasojë e asaj që Qeveria e Maqedonisë ka shpallur tender për furnizimin e luleve në vlerë prej 670.000 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat