Konsumatorët do të mund të kërkojnë kompensim për ndërprerjet e energjisë elektrike

Maqedonia

Konsumatorët do të mund të kërkojnë kompensim për ndërprerjet e energjisë elektrike

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Komisioni special i përbërë nga tre anëtarë do të angazhohet për kompensim ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve të energjisë elektrike nëse operatorët nuk pajtohen me kërkesën për kompensim të dëmit që do të bartin konsumatorët apo prodhuesit, njofton AIM.

“Çdo konsumatorë, nëse konsideron se ka zvogëlim (pa cilësi adekuate) apo nuk ka pasur furnizim me energji elektrike me çka kë pasur ndonjë dëm, mund të fillohet procedurë për kompensimin para operatorëve të sistemit elektro-distribues, apo operatorit të sistemit të transmetimit. Në atë procedurë duhet të përfshihet edhe vlerësimi i dëmit. Nëse operatorët nuk pajtohen me kërkesën të cilën e kanë ngritur konsumatorët atëherë komisioni i përbërë prej një përfaqësuesi nga konsumatorët, një nga operatorët edhe një ekspert nga Oda e ekspertëve do të vendos dhe vlerësojë se sa duhet të jetë kompensimi”, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski para fillimit të seancës së sotme përgatitore.

“Çdo konsumator do të ketë të drejtë të kompensimit standard të dëmit, apo ulje të çmimit për përdorim të rrjetit për 10 për qind nëse ndërprerja ka qenë 12 orë, ndërsa për çdo 12 orë do të rritet për 10 për qind shtesë, në rast të ndërprerjes së planifikuar publikuar në media e cila do të zgjas më shumë se nga e lejuara apo më shumë se 12 orë”, ka thënë Bislimovski.

Të drejtë për kompensim do të kenë edhe prodhuesit nëse ndërprerja zgjat më shumë se pesë orë.

Qytetarët sipas Bislimovskit, do të mund të kërkojnë mes tjerash nga Inspektorati shtetëror teknik të bëjë matjen adekuate që të vërtetojë cilësinë e furnizimit apo frekuencës së energjisë elektrike me të cilën pajisen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat