Komuna Qendër: Më 31 gusht skadon afati i subvencionimit të biçikletave

Maqedonia

Komuna Qendër: Më 31 gusht skadon afati i subvencionimit të biçikletave

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Komuna e Qendrës njofton banorët dhe publikun se 31 gushti (e premte) është dita e fundit për dorëzimin e kërkesave për subvencionimin e biçikletave.

Projekti “E gjithë qendra me biçikletë”, me të cilën subvencionohet deri në 3.000 denarë për biçikleta të blera. Kjo po zbatohet për të pestin vit radhazi dhe me këtë, Komuna përsëri konfirmon angazhimin e saj për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër.

Të gjithë banorët e Qendrës kanë mundësi të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në arkivin e komunës deri më 31 gusht 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat