ESHS: Transporti ajror në Maqedoni ka shënuar rritje

Maqedonia

ESHS: Transporti ajror në Maqedoni ka shënuar rritje

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Në tremujorin e dytë të vitit 2018-të, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, numri i pasagjerëve në transportin rrugor të udhëtarëve është rritur për 2.7%, në transportin periferik të qytetit është ulur për 16.4%, në transportin ajror u rrit për 20.7%, ndërsa numri i pasagjerëve të transportuar në transportin hekurudhor u rritën për 13.8%.

Këto të dhëna i tregon Entit Shtetëror për Statistika (ESHS).

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, numri i pasagjerëve të transportit të udhëtarëve u rrit për 2.6%, në transportin urban për 4.9%, në transportin hekurudhor për 12.1%, ndërsa në transportin ajror u rrit për 32.3%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave është ulur për 4.4%, në transportin ajror për 7.4%, ndërsa në transportin hekurudhor është rrit për 5.0%.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor është rritur për 22%, në transportin ajror për 10.9%, ndërsa në transportin hekurudhor është rritur për 13.4%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat