Në “Tabanoc” pritet deri në gjysmë ore

Maqedonia

Në “Tabanoc” pritet deri në gjysmë ore

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Tek kalimi kufitar “Tabanoc” sot është zmadhuar frekuenca e automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Tek kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Intensiteti i komunikacionit tek autostradat është zmadhuar, ndërsa komunikacioni zhvillohet nëpër korsi të thata.

LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.

Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidomos në akset: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat