OBRM-PDUKM: LSDM-ja bëri kaos në shëndetësi - Bota Sot
OBRM-PDUKM: LSDM-ja bëri kaos në shëndetësi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja bëri kaos në shëndetësi

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:41
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një kumtese thotë se “LSDM-ja bëri kaos total në sistemin e shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë. Me LSDM-në shëndetësia është shkatërruar, ndërsa paaftësinë e tyre e paguajnë qytetarët me jetët e tyre”.

“Që kur LSDM-ja është në qeverisje, në shëndetësi secilën ditë ka skandale, ndërsa Zaevi dhe Filipçe në vend se ta përmirësojnë sistemin shëndetësor filluan t’i frikësojnë dhe t’i kanosin qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se LSDM-ja në mënyrë të paturpshme e keqpërdor vaksinimin në fushatë që t’i frikësojë prindërit e vendit, duke i bindur se vetëm nëse kalon referendumi do të kenë vaksina cilësore.

Ata thonë se mijëra prindër të vendit janë të frikësuar dhe të revoltuar nga sjellja jo etike e ministrit Filipçe që procesin e vaksinimit e shfrytëzon që të arsyetojë marrëveshjen kapitulluese me Greqinë.

“Fëmijët i humbin jetët e tyre për shkak të mospasjes së mjeteve, ndërsa Qeveria harxhon qindra mijëra euro për lule dhe kafe. Dihet se për LSDM-në, Zaevin dhe Filipçen nuk është kryesore shëndeti dhe jeta e qytetarëve”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke shtuar se karteli në qeveri interesohet vetëm për zgjerimin e bizneseve të tyre dhe për këtë shkak më primare janë tenderët milionësh në vend se zgjidhja e punëve priamre në shëndetësi.

Ata shtojnë se se LSDM-ja i përçmoi punëtorët në shëndetësi, dhe se kur ishin në opozitë i gënjenin se vetëm pas 6 muajve në qeverisje do t’i rrisin rrogat për 15%.

“Qindra aparate në klinika mbesin të pa përdorura vetëm për shkak se qeveria është e paaftë që t’i rregullojë, ndërsa paaftësia e tyre shko deri atje që nuk janë të aftë t’i fshijnë mbeturinat në klinikat dhe se për këtë duheshin aktivistë ta pastrojnë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në fund nga OBRM-PDUKM-ja thonë se është koha që LSDM-ja të ik që qytetarët e Maqedonisë të kenë shëndetësi më të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat