Shtabi i krizës kundër referendumit kërkon përgjegjësi nga Spasovski

Maqedonia

Shtabi i krizës kundër referendumit kërkon përgjegjësi nga Spasovski

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 18:48
Spasovski

“Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën e tij të djeshme për AIM, pranoi se MPB-ja dhe shërbimet kompetente i ndjekin kundërshtarët e referendumit. Ky është skandal në vete, të ndiqen nga MPB-ja jo mendimtarët e Shtabit të Krizës kundër referendumit edhe pse pluralizmi është një nga vlerat themlore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, akuzojnë nga Shtabi i Krizës kundër referendumit.

Nga atje me qëndrim thonë “të urdhërohet observimi policor që do të thotë ndjekje dhe përgjim vetëm për shkak se populli maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve nuk do të dalin dhe do të bojkotojnë referendumin e 30 shtatorit, nuk ka bazim tek Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë”.

“Oliver Spasovski edhe një herë e shkeli Kushtetutën. Përpjekja e dëshpëruar e Spasovskit me ndjekjen dhe përgjimin kundër-kushtetues ta ndalojë alternativën për bojkotimin e referendumin dhe secilin që mendon ndryshe nga Qeveria e puçit, nuk do të arrijë. Për shkeljen e Kushtetues me ndjekjen policore të bojkotuesve të referendumit, përgjegjësi patjetër që duhet të ketë”, thonë nga Shtabi i Krizës kundër referendumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat