Në valën e fundit të punësimeve në shëndetësi nuk u punësua asnjë shqiptar

Maqedonia

Në valën e fundit të punësimeve në shëndetësi nuk u punësua asnjë shqiptar

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Asnjë shqiptarë nuk ka arritur të punësohet në valën e fundit të punësimeve në sektorin e shëndetësisë në Manastir.

Sipas burimeve për Strugalajm, nga 70 persona sa kanë marr vendime vetëm dy janë të përkatësisë shqiptare, por të dy punësimet kanë ardhur si propozime të LSDM-së nënvizojnë këto burime.

Ndërkohë, këtë informacion e konfirmon edhe këshilltari I BDI-së në Komunën e Manastirit, Burim Qerimi. Ai thotë se është informuar për këtë situatë, por se do të kërkojë hollësi dhe llogari. Ai ka alarmuar se shqiptarët në Manastir po ballafaqohen me një sërë problematikash ku më emergjente është gjendja në arsim ku po ndeshën me shkurtim të paraleleve në shkollat ku mësohet në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat